E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr i fuqishem ne aksin Elbasan-Cerrik

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sipërfaqe të tëra me ullishte përgjate aksit nacional Elbasan- Cërrik, pikërisht në zonen e quajtur “ Kodrat e lagjes së Çamëve”.
Nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri, por paraprakisht flitet për dëme të konsiderueshme në ullishte dhe drurë frutorë. Mjetet antizjarr kanë mbërritur në vendngjarje, por shuarja e tij po bëhet me mjaft vështirësi për shkak se era ndihmon përhapjen e flakëve. Burime nga policia lokale tregojnë se për shuarjen e këtij zjarri po angazhohen edhe mjete zjarrfikëse edhe të qyteteve pranë Elbasanit dhe Cërrikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›