E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten prurjet ne Fierze nga shkrirja e debores

Niveli në liqenin e Fierzës vijon të jetë i ulët, që prej disa muajsh. Sipas burimeve zyrtare nga Koorpoarat Elektroenergjetike Shqiptare, niveli në këtë liqen arrin së fundmi në 255.17 metra, që ndryshon fare pak me nivelin e pak ditëve më parë, kur Fierza arrinte në 255.9 metra. Nga ana tjetër, prurjet janë rritur disi për shkak të shkrirjes së dëborës. Kështu, prurjet mesatare arrijnë së fundmi në 130 metër kub për sekondë, disa ditë me parë prurjet ishin 80 metër kub për sekondë. Megjithëse, dëbora nuk ka shkrireë plotësisht, mund të thuhet se niveli në hidrocentrale po mbetet i njëjtë. Ekspertë të fushës sqarojnë se temperaturat e larta jo vetëm e shkrijnë dëborën, por ndikojnë edhe në avullimin e saj. Edhe në rastet kur ky nivel do të rritej, uji do të përdorej për prodhimin e nevojshëm të enërgjisë për konsum vendas. KESH po prodhon 14 milionë kilovat orë për konsum vendas dhe pjesa tjeter prej 12 milionë kilovat orë importohet nga vendet e huaja. Aktualisht konsumi i energjisë nuk është më aq i lartë sa në ditët e ftohta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›