Ndreca: Jemi brenda afateve për të zbardhur vendimin
07/06/2011 Kryetari i trupës së Kolegjit Zgjedhor shpjegon vendimin e së premtes
“Akti normativ i KQZ-së për numërimin e votave të kontestuara nuk ishte përfundimtar”
Menjëherë pas akuzave të lëshuara në drejtim të tij nga shefi i opozitës Edi Rama gjyqtari Tomë Ndreca ka dhënë shpjegimin e tij mbi zbardhjen e vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e PS-së për shpalljen të pavlefshme të rezultatit për Tiranën të shpallur nga KQZ-ja. Relatori i çështjes në fjalë, Tomë Ndreca, ka reaguar mbi zbardhjen e vendimit të 3 qershorit të dhënë nga ana e trupës së gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor. Në një prononcim të tij të dhënë pasditen e djeshme Ndreca sqaroi se ka ende kohë që të shpallet zbardhja e vendimit për rrëzimin që Kolegji i bëri kërkesës së PS-së, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e PS-së se afati ka skaduar. “Ka ende kohë që Kolegji Zgjedhor të dalë me një vendim. Ne po punojmë me kapacitete të plota që të mundësojmë argumente të plota dhe të qarta për publikun. Vendimi do të publikohet sa më shpejt”, - shtoi Ndreca. Në arsyetimin e tij Ndreca bëri të ditur se afati i zbardhjes së vendimit llogaritet sipas Kodit Civil, ku, siç nënvizoi ai, “afati triditor që pretendon PS-ja është një afat i parashikuar për ditët e punës dhe nuk bëhet fjalë për ditët kalendarike. E thënë ndryshe, nuk llogariten ditët e pushimit”, - tha Ndreca, duke lënë të kuptohet se afati triditor përfundon nesër. Ndërsa në një prononcim të mëparshëm gjatë ditës së djeshme dhënë për “Dojçe Velen” Ndreca e cilësoi vendimin e Kolegjit për të rrëzuar kërkesën e PS-së profesional dhe të mbështetur në ligj. Sipas tij, akti normativ i KQZ-së nuk ishte përfundimtar. “Kolegji Zgjedhor bëri një zgjidhje profesionale dhe të mbështetur në legjislacionin e Shqipërisë kur rrëzoi kërkesën ankimore të PS-së. Kjo pasi Kolegji Zgjedhor gjykoi se akti normativ i KQZ-së nuk kishte të bënte më gjithë territorin e Shqipërisë, por vetëm me një njësi zgjedhore, atë të Tiranës dhe, si i tillë, nuk krijonte një normë për gjithë vendin. Akti normativ i KQZ-së për numërimin e votave të kontestuara nuk ishte përfundimtar, pasi ai bëri vetëm korrigjimin e tabelave të KZAZ-ve të Tiranës”, - theksoi dje Ndreca.
Afati skadon nesër
“Afati triditor që pretendon PS-ja është një afat i parashikuar për ditët e punës dhe nuk bëhet fjalë për ditët kalendarike. E thënë ndryshe, nuk llogariten ditët e pushimit”, - tha Ndreca, duke lënë të kuptohet se afati triditor përfundon nesër.
Vendimmarrja
“Kolegji Zgjedhor bëri një zgjidhje profesionale kur rrëzoi kërkesën ankimore të PS-së. Kjo pasi Kolegji gjykoi se akti normativ i KQZ-së nuk kishte të bënte më gjithë territorin e Shqipërisë, por vetëm me një njësi zgjedhore dhe, si i tillë, nuk krijonte një normë për gjithë vendin.”