Ekspertiza e 2 predhave,pritet eksperti nga FBI
07/06/2011 Nuk besohen specialistët e laboratorit
TIRANE-Në pamundësi për të hedhur dritë mbi predhat e dëmtuara që mendohet se i kanë marrë jetën demonstruesve Aleks Nikaj dhe Faik Myrtos, në shërbim të Prokurorisë së Tiranës pritet të vihet një ekspert amerikan i FBI-së. Vizita e tij në Shqipëri pritet të kryhet së shpejti dhe sipas burimeve pranë Prokurorisë specialisti amerikan do asistojë në ekzaminimin përfundimtar të dy predhave që janë sekuestruar në trupat e viktimave të ekzekutuar më 21 janar. Momentalisht specialistët e laboratorit të policisë shkencore s’kanë mundur të gjejnë gjurmë identifikuese mbi dy predhat, duke i cilësuar ato si të deformuara dhe për pasojë pa elementë dallues. Gjithashtu ekspertët çmojnë se predha që i mori jetën Faik Myrtos, arrin të përputhet 60 për qind me një armë të Gardës së Republikës, por jo me një dallueshmëri maksimale. Mirëpo duket se këtij konkluzioni nuk i beson Prokuroria e Tiranës, e cila ka vendosur t’i kërkojë sërish ndihmë autoriteteve amerikane, për të vënë në dispozicion një ekspert armësh nga FBI-a. Pritet që ky i fundit të përcaktojë nëpërmjet një shkalle sigurie të lartë dëmtimet që predhat kanë si dhe të verifikojë mundësitë e verifikimit të gjurmëve të vlefshme. Nisur nga kjo situatë ka shumë mundësi që Prokuroria e Tiranës të vendosë shtyrjen e hetimeve edhe me tre muaj të tjerë.