E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimi i Unazës së Madhe, Min.Mjedisit mund të pezullojë punimet

Puna për ndërtimin e Unazës së Madhe rrezikon të pezullohet në rast se Ministria e Mjedisit verifikon mungesën e një leje mjedisore tek punimet në zonën në Kopshtin Botanik.
 

Pavarësisht protestave të banorëve për ndërprerjen e punimeve, ato kanë vijuar dhe bashkë me punimet edhe prerja e pemëve në këtë zonë të gjelbëruar. Ka qënë ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, ai që ka paralajmëruar sot se në rast se pas verifikimit vërtetohet mungesa e lejes mjedisore, aktiviteti në këtë zonë do të pezullohet.
 

Por ambientalistët këmbëngulin se ndërhyrja te Kopshti Botanik në funksion të ndërtimit të Unazës së Madhe, po bëhet pa një leje mjedisi dhe si e tillë duhet të ndëshkohet.
 

Fillimi i punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe u shoqërua me debate midis pozitës dhe opozitës, pasi projekti prekte një pjese të Kopshtit Botanik.

Nga ndërtimi i Unazës së Madhe, preken rreth 2 ha tokë tek Kopshti Botanik, gjë që është kundështuar fort nga shoqata e ambientalistëve të mbështetur edhe nga deputetë socialistë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›