Ndreka Shteti me njeh mua si kryetar te qarkut
Vangjel Ndreka i cili ka nisur punen nen zyren ku ushtron detyren kryetari i keshillit te qarkut ka pretenduar se prania e Artur Shehut ne zyren perbri eshte e paligjshme. Ai eshte shprehur edhe nje here se eshte kryetari legjitim i Qarkut te Fierit i zgjedhur me date 21 shtator. Sipas Ndrekes ky fakt eshte njohur edhe nga institucionet me te larta shteterore te cilet i kane derguar dokumentacione ne funksion te detyres madje edhe mesazhe urimi. Sipas Vangjel Ndrekes te gjitha jane adresuar ne emer te tij dhe te funksionit qe mban ate te kryetarit te Keshillit te Qarkut te Fierit. Gjithashtu ai shton se edhe organizma nderkombetare te akredituar ne Tirane i kane percjelle mesazhe urimi me rastin e festes se fundvitit duke e njohur si kryetar te Keshillit te Qarkut. Vangjel Ndreka thekson se ministri i Punes eshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera i ka derguar mesazh urimi per Vitin e Ri. Tjeter fakt sipas Ndrekes eshte edhe kerkesa e bere nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Verifikimit te Pasurive ku ne shkresen zyrtare i kerkojne te deklaroje te ardhurat per vitin e kaluar kryetarit te Keshillit te Qarkut Vangjel Ndrekes. Ai shtoi se Artur Shehu njihet vetem prej prefektit si kryetar qarku dhe jo prej institucioneve shteterore.