Artur Shehu kryetar ne zyren e nenkryetarit
Ne te njejten kohe kur Vangjel Ndreka ndodhej ne zyren e kryetarit te Qarkut te Fierit i zgjedhuri prej te djathteve Artur Shehu ndodhej ne zyren perbri ne ate te nenkryetarit. Ai ka deklaruar per gazeten se e ka nisur diten e pare te vitit 2012 me zhvillimin e nje mbledhjeje me drejtuesit e drejtorive te sherbimeve te Qarkut te Fierit. Me tej Shehu sqaron se Qarku i Fierit kete vit do ta nise aktivitetin e tij me nje fryme te re. Sipas Shehut gjithcka ne mbledhje eshte perqendruar ne politikat ekonomike qe do te ndiqen kete vit. Kjo me qellim qe te stimulohet zhvillimi i turizmit bujqesise dhe industrise pohoi Shehu. Per sa i perket menyres se funksionimit te Qarkut te Fierit gjate kesaj periudhe i zgjedhuri prej te djathteve Artur Shehu cilesoi faktin se ai eshte kryetari legjitim pasi eshte votuar nga shumica. Ai ka sqaruar se mbledhja e Keshillit te Qarkut me 16 nentor te vitit te kaluar rrezoi te gjitha vendimet e prodhuara me date 21 shtator duke i bere nul ato. Nje prej ketyre vendimeve ishte edhe zgjedhja e Vangjel Ndrekes si kryetar i Keshillit te Qarkut qe sipas Artur Shehut ka qene e paligjshme. Nderkaq Shehu nuk ka bere shume komente lidhur me qendrimin e Vangjel Ndrekes ne zyren ku ushtron detyren e tij kryetari i Keshillit te Qarkut duke pohuar se gjithcka do te zgjidhet ne rruge ligjore.