E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndreu: I japim zgjidhje trafikut me investimin në Milot-Balldren dhe baypass-in e Shëngjinit

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu vlerësoi sot mbarëvajtjen e sezonit turistik, i cili sipas tij, edhe këtë vit “shënoi rritje të numrit të turistëve në Lezhë”.

Bashkë me prefektin e Lezhës, Taulant Malshi dhe drejtorin e Policisë Vendore, Altin Mena, Ndreu zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve, ku analizoi ecurinë e sezonit turistik.

Sipas tij, “Shëngjini dhe Tale edhe këtë vit u identifikuan për pastërtinë, shërbimet dhe çmimet konkurruese”.

Ndreu vlerësoi bashkëpunimin e dëshmuar nga të gjitha strukturat në terren për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Kryebashkiaku i Lezhës theksoi se “sektori i turizmit shënoi sërish rritje”, ndërsa falënderoi bizneset për bashkëpunimin.

Ndreu nënvizoi rëndësinë e projekteve madhore infrastrukturore që pritet të nisin, si autostrada Milot–Balldren dhe bypass-i i Shëngjinit, të cilat do t’i japin zgjidhje dhe problemit të trafikut.

“Në datat 2-3 tetor do të shpallet fituesi për nisjen e punimeve në aksin Milot-Balldren. Këto ditë del edhe leja që të nisë puna në baypass-in e Shëngjinit, që shmang lëvizjen e mjeteve nëpër qytet”, theksoi Ndreu.

Prefekti i Lezhës, Taulant Malshi, u shpreh se bashkëpunimi mes të gjithëve e ktheu sërish Lezhën në epiqendër të vëmendjes turistike.

Ndërsa drejtori i Policisë Vendore, Altin Mena theksoi se nuk pati asnjë shqetësim për zhurmat përtej normave të lejuara.

1 nga 5

/m.m/r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›