E Hënë, 2 Nëntor 2026

Për herë të parë në Shqipëri, Forumi i Rrjetit të Autoriteteve Rregullatore të Detit të Zi

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Autoriteti i Medieve Audiovizive organizon në qytetin e Vlorës, forumin e radhës së Rrjetit të Autoriteteve Rregullatore të Detit të Zi, BRAF.

Ky aktivitet do të mbahet nesër në qytetin bregdetar, ndërsa vjen si takimi i 12-të i këtij rrjeti të rëndësishëm, për të diskutuar një temë të mprehtë për nga problematika që paraqet në këto kohë zhvillimi teknologjik: “Gjuha e urrejtjes në median audiovizive dhe online”.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi priti sot në një takim, kryetarin e Rregullatorit të Azerbajxhanit, Ismat Sattarov dhe këshilltarin e tij, Hashim Alimammadzade.

Krasniqi tha se ata ndodhen për herë të parë në Shqipëri. Si kryetare e AMA-s, ajo iu paraqiti shtyllat kryesore të punës së institucionit që ajo drejton, si edhe u diskutua mbi sfidat aktuale me të cilat përballet AMA.

Më herët, Krasniqi mirëpriti edhe një pjesë të delegacionit turk, sekretaren e Përgjithshme të BRAF, Deniz Guçer, zv.presidentin e RTUK, Deniz Guler, anëtarin e Këshillit të Lartë të RTUK, Tuncay Keser, eksperten e Këshillit të Lartë të RTUK, Ilke Akman dhe anëtarë të Sekretariatit të përhershëm të BRAF, Elif Ayan dhe Çaglayan Çaglar.

“Ngjarje të tilla të rëndësishme dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave më të mira me rregullatorët e vendeve të tjera të Evropës e partnerë, janë mënyra më e mirë për të qenë të suksesshëm dhe në koherencë me gjithçka ndodh”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, “sfidat në komunikim, por edhe në rregullimin e tregut mediatik audioviziv, janë botërore tashmë dhe nuk njohin kufij. Si të tilla, edhe përballja me to duhet të jetë e përbashkët”.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi në një takim, kryetarin e Rregullatorit të Azerbajxhanit, Is... 1 nga 20

/e.i//r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›