E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoti: Besa? Në lojë, të tria rezultatetMesfushori i fierakeve: “Është një ndeshje decizive për Apoloninë”

Rrjetet sociale:

Apolonia është përpara një prove të madhe force e karakteri në transfertë, kur të përballet me Besën në Kavajë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore.

“Është një ndeshje decizive për Apoloninë”, - tha per Albania-sport.com mesfushori Erjon Hoti, autori i një dopjete për fierakët në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Teutës.

“Ka vlerën e një fitoreje të dyfishtë. 6 pikë direkt me një kundërshtar të fortë”, - shton shkodrani i Apolonisë.

Apolonia në shtatë javët e para ka fituar 1 nga tre transfertat e zhvilluara, atë kundër Skënderbeut (3-2), në një takim shumë emocionues në Korçë.

“Ndeshja është e hapur dhe i ka brenda të tria rezultatet. Asgjë nuk është e pamundur në sport. Por, në Kavajë nuk do të ishte keq edhe barazimi, pasi Besa është një ekip shumë i mirë këtë sezon. Është një kandidate për titull”, -theksoi 24-vjeçari Hoti.

Besa e Apolonia ndajnë vendet 2 e 3 në renditje, me skuadrën fierake që ka 2 pikë më pak se kavajasit: 17, Besa, 15, Apolonia.

Numri i klikimeve - 468
  E Enjte, 22 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›