E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishka: Ta thyejmë tersin e transfertaveSulmuesi i Partizanit: “Do të luajmë për fitore e ta thyejmë tersin e transfertave”

Rrjetet sociale:

Partizani pas fitores të shtunën e kaluar me Kamzën (2-1, java e 7-të) në kampionatin e Kategorisë së Parë në “Selman Stërmasi” dhe barazimit 0-0 të mërkurën me Adën në Velipojë në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, është gati të marrë pikën e parë në transfertë (4 ndeshje, 0 fitore 4 humbje).

Sulmuesi i njohur i Partizanit, Sokol Ishka, pohoi për Albania-sport.com, se skuadra e kuqe e drejtuar nga dyshja Bejzade-Pinari synon pikë të plota në transfertën e vështirë të Pogradecit, takim i vlefshëm për javën e 8-të ë .

“Do të luajmë për fitore e ta thyejmë tersin e transfertave”, - tha ish-lojtari i të tre klubeve të kryeqytetit, Partizanit, Dinamos e Tiranës.

Partizani ndodhet në vendin e 6-të me 12 pikë, ndërsa Pogradeci në të tretin me 13 pikë, dhe një fitore e të kuqve do të thoshte dhe rokadën midis dy ekipeve.

Numri i klikimeve - 465
  E Enjte, 22 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›