Qato: Jam optimist për fitoren e së shtunës

Boksieri Kreshnik Qato përpara sfidës me boksierin Fabio Liggieri në një prononcim për emisionin "Ora Sport" theksoi se është përgatitur shumë për këtë sfidë të tij. "Jam përgatitur fizikisht theksoi Qato duke shtuar se është optimist. Ai ka falenderuar promotorin z.Ylli Ndroqi për mbështetjen që i ka dhënë në çdo sfidë duke shtuar se falë tij do të vijnë nga Londra tifozë për të parë ndeshjen. Boksieri ka premtuar se nuk do të zhgënjejë tifozët e tij duke falenderuar edhe njëherë promotorin e tij z. Ylli Ndroqi për mbështjen dhe organizimin e ndeshjes. "Kam mësuar shumë nga ndeshjet e kaluara prandaj mendoj se do ta fitojë këtë sfidë" theksoi Qato
Sfida Qato-Liggieri do të zhvillohet më 24 tetor në Gjermani. Kreshnik Qato do mbrojë titullin kampion bote në versionin WBF.
Sfida Qato-Liggieri do të zhvillohet më 24 tetor në Gjermani. Kreshnik Qato do mbrojë titullin kampion bote në versionin WBF.