E Diel, 1 Nëntor 2026

Dabulla: Tirana nuk luan nga objektivatMbrojtësi me përvojë i Tiranës: Rikuperimi i pikëve me kryesyesit mund të jetë i vështirë, por Tirana nuk ka asnjë arsye të tërhiqet nga të dy objektivat sezonalë

Rrjetet sociale:

Njëmbëdhjetë pikë larg Dinamos kryesuese në vetëm 7 javë kampionat janë shumë, por mbrojtësi me përvojë i Tiranës, Rezart Dabulla, pohon se mund të jenë të rikuperueshme, nëse 24-herë kampionët e Shqipërisë do të rikthehen të kompletuar në organikë e do të rigjejën grintën tradicionale të tyre.

“E kemi nis shumë keq, por të mos harrojmë se kemi pasur shumë mungesa të rëndësishme. Rikuperimi i pikëve mund të jetë i vështirë, por Tirana nuk ka asnjë arsye të tërhiqet nga të dy objektivat sezonalë. Ne jemi kampionët në fuqi, pavarsisht disa hapave falsë”, - tha për Albania-sport.com, Rezart Dabulla, që nga ana e tij numëron jo pak, por 16 trofe në total, 6 kampionate, 5 Kupa të Shqipërisë dhe 5 Superkupa.

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë e Shkumbinit ende nuk është rikuperuar pas operacionit në gju. “Do të më duhen të paktën edhe dy muaj për të luajtur. Besoj, se në fillim të vitit do të jem gati”, -shtoi “Dabi”, një nga figurat potente të klubit me më shumë tituj në Shqipëri, e që më 24 tetor, mbush plot 30 vjeç.

Numri i klikimeve - 470
  E Enjte, 22 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›