Ndroqi:Konventa e radhës e WBF në Shqipëri
Promotori i boksierit Kreshnik Qato,zoti Ylli Ndroqi në një intervistë për emisionin "Ora Sport" u shpreh se konventa e ardhshme e WBF do të zhvillohet në Shqipëri. Propozimi ka ardhur nga federata botërore e boksit WBF. Sipas promotorit Ndroqi në konventë pritet të marrin pjesë përfaqësues të 50 shteteve të botës. "Mbetet vetëm për t'u caktuar data e konventës dhe disa detaje. Jam i lumtur dhe krenar për faktin që kjo konventë do realizohet në Shqipëri", u shpreh Ndroqi. Ditën e djeshme Ylli Ndroqi u shpall promotori i vitit për Evropën nga federata botërore e boksit WBF. Ndërkohë që boksieri Kreshnik Qato, po nga kjo federatë u vlerësua si boksieri i vitit.