E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, rrëzohet helikopteri, 17 persona të humbur

Të paktën 17 persona konsiderohen të humbur në ujërat e ftohta të brigjeve kanadeze të oqeanit Atlantik, pasi një helikopter u rrëzua. "Helikopteri po udhëtonte drejt një platforme naftënxjerrëse në oqean, kur u rrëzua rreth 87 kilometra në jug të Njufaundlendit dhe Shën Xhonsit, kryeqendrës së Labradorit", deklaroi Xheri Griçovski, nga qendra e koordinimit në Halifaks të Skocisë së Re. Griçovski u shpreh se helikopteri po transportonte njerëz nga Shën Xhonsi drejt platformës Hibernia. Imazhet televizive tregojnë një helikopter shpëtimi të ulet në Shën Xhons, dhe një person mbi barelë që shoqërohet drejt ambulancës. Sipas Griçovskit, një avion dhe dy helikopterë shpëtimi, si dhe dy anijë ndodhen në zonën e incidentit për të kërkuar për të humburit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›