Alarm bombë në selinë e qeverisë
Policia e Kosovës ka konfirmuar se paralajmërimi për vendosjen e mjeteve shpërthyese në objektet e qeverisë së Kosovës ishte i rremë. Zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka, i ka thënë BBC-së se posta elektronike, e cila njoftonte për vendosjen e mjeteve shpërthyese, është dërguar nga një prej vendeve të Evropës Perëndimore. Beka nuk ka deklaruar shtetin nga erdhi alarmi, pasi sipas tij, mund të pengojë hetimet.
Duke reaguar pas njoftimit për vendosje bombe në ndërtesat e qeverisë, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se përparimi i Kosovës është duke shqetësuar individë të ndryshëm dhe shtoi se "nuk do të ketë pengesë që mund ta ndalë efikasitetin dhe shpejtësinë e suksesit të Kosovës". "Pushteti fitohet me votën e qytetarëve, e jo me fjalor përçarës, akte dhune e me bomba", tha ai.
Të mërkurën paradite, policia e Kosovës, nëpërmjet adresës elektronike, kishte marrë një informacion për gjoja vënien e mjeteve shpërthyese në objektet e qeverisë së Kosovës. Persona ende të paidentifikuar kërkonin 1 milion euro. I gjithë personeli i qeverisë u evakuua për disa orë, duke u rikthyer më pas në vendet e tyre të punës. Policia tha se është ende në hetim të ngjarjes.