Maqedoni, ndalohet për disa orë lideri i "Vetëvendosjes"
Albin Kurti, lideri i lëvizjes kosovare "Vetëvendosja" është ndaluar dje për disa orë nga policia maqedonase. Kurti u "arrestua" teksa po kalonte në pikën kufitare të Hanit të Elezit dhe u dërgua në stacionin policor kufitar. Ai iu nënshtrua marrjes në pyetje nga inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Albin Kurti po shkonte në Maqedoni për të marrë pjesë në trevjetorin e lëvizjes "ZGJOHU!", në Shkup. Ai ka hyrë në Maqedoni edhe në vitet e kaluara, edhe gjatë këtij viti, por asnjëherë nuk është ndaluar.
"Vetëvendosja": Të lirohet menjëherë
Organizata "Vetëvendosja", në një komunikatë për shtyp, kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Albin Kurtit.
"Veprimi i shtetit të Maqedonisë tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit antishqiptar maqedonas, që fillon me diskriminimin institucional të shqiptarëve mbi baza kombëtare, dhe shkon deri tek arrestimi dhe i atyre shqiptarëve të cilët punojnë që kjo shtypje të marrë fund", thuhet në deklaratën e "Vetëvendosjes". Albin Kurti ka qenë në krye të mjaft protestave të zhvilluara në Kosovë, veçanërisht kundër pranisë ndërkombëtare.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë, duke konfirmuar ndalimin për disa orë të Albin Kurtit, përmes një komunikate për shtyp u përpoq të justifikonte këtë veprim, por pa dhënë asnjë arsye bindëse.
RROSH: Maqedonia, shtet antishqiptar
Ka reaguar ashpër ndaj ndalimit të Albin Kurtit edhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare, forum i një numri organizatash shoqërore shqiptare nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Republika e Malit të Zi, Lugina e Preshevës, për të bashkërenduar përpjekjet për një jetë sa më të mirë dhe me dinjitet të shqiptarëve kudo ku janë.
"Vazhdimisht, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) jep prova se është një shtet antishqiptar. Tashmë që nëpërkëmbja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve me kombësi shqiptare është bërë diçka e zakontë, shteti i IRJM kërkon të fshijë apo të përvetësojë elementët e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në këtë vend, sikurse e dëshmojnë planet për ndërtimin e një kishe ortodokse sllave në vendin ku ndodhej shtëpia e Nënë Terezës", thuhet në reagimin e kësaj organizate.
Sipas saj, qytetarët me kombësi shqiptare të IRJM-së nuk janë të vetmit viktima të politikës antishqiptare të këtij shteti. Struktura të këtij shteti kanë treguar një sjellje armiqësore ndaj mbarë shqiptarëve në Ballkan. Akoma shteti maqedonas nuk ka dhënë llogari për shumë qytetarë të Shqipërisë që janë vrarë në kufirin midis dy vendeve nga ushtria maqedonase, pa asnjë shkak për këtë masë të skajshme. Gjithashtu të gjithë e mbajnë mend trajtimin çnjerëzor që iu bë refugjatëve të luftës nga Kosova në vitin 1999 në kampet e Maqedonisë. Kjo në kundërshtim të plotë me konventat ndërkombëtare që rregullojnë sjelljen e shteteve në të tilla raste dhe mbi të gjitha në kundërshtim me dëshirën e qytetarëve shqiptarë të IRJM-së për të ndihmuar vëllezërit e tyre të dëbuar me dhunë nga kriminelët serbë.
"Rrjeti i Organizatave Shqiptare proteston për këtë sjellje armiqësore të strukturave shtetërore ndaj shqiptarëve dhe bëjmë thirrje që t‘i jepet fund asaj. Ne marrim shkas nga ky rast që t‘u tërheqim vëmendjen institucioneve të Shqipërisë që, përtej retorikës për marrëdhënie të mira dypalëshe me IRJM, të respektojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të mbrojnë interesat qytetarëve dhe të bashkëkombësve të tjerë që janë dhunuar në të drejtat e tyre nga shteti maqedonas. Gjithashtu gjejmë rastin që t‘iu bëjmë thirrje faktorëve politikë të shqiptarëve në IRJM që t‘u japin fund grindjeve për poste dhe të përqendrohen për të mbrojtur pa hezitim jo vetëm identitetin dhe interesat kombëtare të qytetarëve shqiptarë të IRJM, por edhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga nënshtetësia e tyre, kur ato cenohen padrejtësisht nga strukturat shtetërore të Maqedonisë", thuhet më tej në reagim.