E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertiza: Babai i Gentian Beqirit u vra nga ekzekutorët e të birit

Elbasan- Babai i Gentian Beqirit, i ekzekutuar dje në banesën e tij, nuk ka vdekur nga infarkti, por nga dhuna e ushtruar nga ekzekutorët e të birit.

Është kjo fjala e fundit e Prokurorisë së Elbasanit, e cila pasi ka konfirmuar rezultatet mjeko-ligjore ka arritur në përfundimin se Nezir Beqiri, i cili ndrroi jetë dje menjëherë pas vdekjes së të birit, ka shenja dhune në trup dhe në kokë, thyrerje të brinjëve që konfirmojnë dhunën e ushtruar ndaj tij, ndërsa vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga autorët.

Fillimisht u dyshua se i at ii Gentian Beqirit humbi jetën humbi jetën nga infarkti në spital ku u dërgua në gjendje kome. Ndërkohë që sot prokuroria e Elbasanit ka hedhur poshtë këtë pistë duke deklaruar se ai është vrarë nga të njëjtat duar që i morrën jetën të birit në sy të tij.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Nezir Beqiri është përleshur me autorët e vrasje së djalit, ku dhe si pasojë ka mbetur i vdekur.

Edhe pse i ruajtur nga policë, ndërsa ndodhej në arrest shtëpie, 40 vjeçari, Gentian Beqiraj, është vrarë pikërisht në shtëpinë e tij, ndërsa dy policë qëndronin tek dera për ta ruajtur.

Gentian Beqiraj, ishte vënë nën akuzë për pjesëmarrje në vrasjen e një biznesmeni, Sokol Çapja, ndodhur disa vite më parë në këtë qytet.

Ai kishte marrë një plumb në shpatull gjatë ngjarjes dhe gjykata e kishte caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie, të ruajtur me policë. Gjatë kohës së implikimit në këtë vrasje, ai kishte ndryshuar edhe emrin në Ardian Metaj.

Por dje paradite, disa persona kanë ngjitur shkallët e pallatit ku jetonte Beqiraj bashkë me të atin, në bllokun e banimit pranë Sportit të Vjetër. Ata i kanë thënë patrullës së policëve, që përgjigjeshin për ruajtjen e tij, se ishin shokë të Beqirajt dhe derën ua ka hapur pikërisht i ati. Sapo kanë hyrë brenda ata e kanë ekzekutuar Gentianin me armë me silenciator dhe janë larguar.

Por mesa duket kjo nuk ka qënë e vetmja vrasje që ato kanë kryer në atë shtëpi, por pasi kanë hequr qafe djalin ato kanë dhunuar dhe më pas mbytur të atin.

Policia bëri të mundur ndërkohë arrestimin e autorëve të dyshuar për ekzekutimin e Gentjan Beqirit shtetasit,  Arben Jaçe, vjeç 31, lindur ne Përmet dhe banues në Tiranë dhe Florenc Çapja, vjeç 31, lindur dhe banues ne Elbasan, të dy të akuzuar për vrasje edhe më parë.

Matilda Alku/IDEA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›