Spahiu: Thirrjet e Gejxh cënojnë sovranitetin e vendit
TIRANË- Deklarata e lobistit të njohur të Greqisë në SHBA Nikolas Gejxh ku i bën thirrje shqiptarëve për të zgjedhur vetë kombësinë e tyre ka nxitur reagimin e nënkryetarit të KLD-së, i cili e cilëson këtë thirrje të papranueshme. Sipas Spahiut ndryshimi i kombësisë bëhet me vendim gjykate dhe thirrje të tilla shkaktojnë një rritje artificiale të pakicave.
“Jemi në një situatë tejet të rrezikshme ku ka një fluks dhe tendencë të qytetarëve për të ndryshuar kombësinë nga shqiptare në greke, nga shqiptare në kombësi të tjera. Në qindra raste brenda një viti, kjo përbën një rrezik sepse ka një tendencë të papranueshme jo morale, jo etike, jo kombëtare, që cënon integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe ku shumë qytetarë dhe shumë vendime të paligjshme nën këtë situatë politike të nderë në Shqipëri, të shkaktojnë padyshim një rritje artificiale të numrit të etnive të ndryshme, të pakicave të ndyryshme, gjë e cila nuk pasqyron realitetin”,- u shpreh Spahiu.
Nisur nga flukset e mëdha të kërkesave të qytetarëve drejtuar gjykatave në jug të vendit për ndryshim kombësie, Spahiu kërkon vëmendjen e gjykatave, komunitetit të juristëve, diplomatëve shqiptarë por edhe gjithë shtetit ligjor.
(m.a/News24/BalkanWeb)