Ndryshime në kryesinë e PS-së dhe drejtimin e grupit parlamentar
14/06/2011 Humbja e Tiranës, kreu socialist përgatit strategjinë e përballjes me strukturat
Edi Rama rrallon praninë e tij në ambientet e selisë së Partisë Socialiste
Humbja e Partisë Socialiste në Tiranë duket se ka eklipsuar të gjithë atë valë komunash e bashkish të fituara në të gjithë vendin. Partia më e madhe e opozitës, apo më saktë lideri i saj Edi Rama, po përgatit strategjinë për përballimin apo justifikimin e kësaj humbjeje të dyfishtë, të cilën ai e drejtonte dhe si kryetar partie, por dhe si kandidat i opozitës. Vetë kreu i PS Edi Rama po shfaqet gjithnjë e më rrallë në zyrën e tij në PS, ndërkohë që në ambientet përreth si dhe lokalet rrotull selisë diskutohet tashmë në lidhje me atë se çfarë ndryshimesh do sjellë për PS- në rezultati i Tiranës.
Forumet
Duket se veç teorisë së “vjedhjes së fitores në tavolinë” burime pranë PS-së shprehen se Rama po përvijon dhe ndryshime të tjera që do të sjellë kjo humbje në strukturat drejtuese të saj. Shenjat e para janë dhënë që në festimet e 20-vjetorit të PS-së, ku disa nga figurat më të shquara të saj, por dhe aleatët vendosën të mos ishin pjesë e ceremonisë së organizuar nga lidershipi socialist. Burimet shprehen se hëpërhë Rama ka vendosur të mos mbledhë forumet, duke iu shmangur kështu dhe një analize, që nuk do ishte e pëlqyeshme për të. Por gjithsesi kjo do të jetë e pashmangshme në një moment tjetër. E duket se lideri socialist këtë herë do ta kërkojë fajin e humbjes dhe te personat brenda partisë së tij, ku nën moton e nevojës për reformim apo freskim të strukturave do të synohet goditja e pjesës që ka kundërshtuar hapur apo nën zë kandidimin e Ramës për Bashkinë e Tiranës.
Zëvendësimet
Të parët që pritet të zëvendësohen janë anëtarët e kryesisë që tashmë të pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë dhe të përjashtuar nga Rama direkt gjatë një interviste në televizion. Bëhet fjalë pikërisht për Andis Harasanin dhe Kastriot Islamin, të cilët që prej përfundimit të zgjedhjeve nuk thirren më as në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Por goditjes nuk do t’i shpëtojë as krahu konservator apo radikal, siç është, për shembull, kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, për të cilin zëra në PS shprehen se po përgatitet një zëvendësim nga ana e deputetit Pandeli Majko, i cili kohët e fundit është treguar shumë i afruar me kreun e PS-së Rama. Nga ana tjetër, një lloj ftohjeje është vënë re dhe ndaj deputetit Erion Braçe, që njihet për frymën e tij radikale. Pas thirrjeve për të hyrë në Parlament, nga njerëzit e ngushtë të Ramës deputeti në fjalë shihet jo vetëm si njeri që ka devijuar nga qëndrimi i lidershpit, por dhe deri diku përgjegjës për humbjen e Ramës në kryeqytet, për shkak të akuzave sipas tyre në disa raste pa kriter që i drejtonte Braçe rivalit të Ramës për Bashkinë e Tiranës. Kjo nga njerëzit e afërt pranë kreut të PS-së komentohet se ka dhënë efektin e kundërt në garën e kryeqytetit. Nga ana tjetër, Braçe njihet dhe për pakënaqësitë e shprehura, sidomos në lidhje me katapultimin e figurave të tilla si Erion Veliaj apo të tjerë në lidershipin e Partisë Socialiste, qëndrime të cilat në disa raste i ka shprehur hapur në forumet e partisë apo në korridoret e Partisë Socialiste. Aktualisht Erion Braçe është nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Revoltat
Gramoz Ruçi ishte i pari që pas vendimit të KQZ-së për numërimin e fletëve të votimit bëri thirrje për revolta popullore. Më tej aksioni përvijoi me bllokimin e disa akseve kryesore, por gjithsesi duhet thënë se thirrja e PS-së nuk gjeti mbështetjen e masës.
Manipulimi
Burime në PS shprehen se në ditët në vijim Rama do të përpiqet të shmangë përgjegjësinë e tij për humbjen në Tiranë duke përdorur dhe një herë kartën e manipulimit. Por pamjaftueshmëria e kësaj teze për bazën pritet ta çojë dhe në masa të tjera brenda partisë
Kundërshtarët
Ben Blushi, një ndër kundërshtarët më të fortë të Ramës, mungoi në festën e organizuar nga ana e kreut të PS-së Edi Rama. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i tij në ditët e ardhshme, por duket se kundërshtarët e Ramës do ta përdorin humbjen si disfatë të kryetarit
Berisha uron Erdoganin
Këto zgjedhje janë fitore e institucioneve dhe e popullit turk
Kryeministri Berisha i ka dërguar dje një mesazh urimi kryeministrit të Republikës së Turqisë Rexhep Taiip Erdogan me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë detyrë. Në këtë mesazh kryeministri shqiptar shprehet: “I nderuar zoti Kryeministër, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë t’Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për fitoren e rezultatin e shkëlqyer që Ju dhe Partia për Drejtësi e Zhvillim arritët në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 12 qershorit. Këto zgjedhje ishin një fitore për institucionet demokratike dhe popullin turk, mik të çmuar të kombit shqiptar, duke konfirmuar edhe një herë se Turqia po bën hapa të rëndësishëm drejt thellimit e konsolidimit të reformave demokratike në vend dhe drejt progresit për t’u shndërruar në një nga vendet më të zhvilluara ekonomike të globit. Duke përfituar nga rasti, dëshiroj të shpreh vullnetin dhe angazhimin tim të plotë dhe të qeverisë që unë drejtoj për t’i thelluar e për t’i konsoliduar edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera e vëllazërore dhe bashkëpunimin e frytshëm në të gjitha fushat me Turqinë mike dhe aleate të sigurt të Shqipërisë e të shqiptarëve në dobi të së mirës dhe interesit të ndërsjellë të të dy popujve e vendeve tona, si dhe në interes të paqes, stabilitetit dhe përparimit në rajonin tonë e më gjerë. Duke Ju uruar edhe një herë për sukses të plotë në detyrat e rëndësishme që keni përpara, pranoni, i dashur mik, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.”