E Diel, 1 Nëntor 2026

Mohon krimin, tenton vetëvrasjen në qeli i dënuari prej 14 vitesh

14/06/2011  Ilir Tafaj, sot 32 vjeç kërkon rishqyrtim, pretendon pafajësi. I premtohet rihapja e çështjes

DURRES- Vetësakrifikim në qelinë e burgut të Fushë-Krujës ka ngjallur shpresë për rikthim të dosjes edhe një herë në tavolinën e togave të zeza për të dënuarin Ilir Tafaj. 32-vjeçari është dënuar me 25 vite burg, por ai për të disatën herë përpiqet të tërheqë vëmendjen e opinionit të drejtësisë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij, e cila është vlerësuar e pambështetur në prova e fakte. Një ditë më parë Tafili ka lënë qelinë në të cilën ishte mbyllur për t’u sakrifikuar.

Vetëflijimi

Kishte më shumë se 15 orë që i burgosuri në Fushë-Krujë ishte vetëmbyllur në qeli duke kundërshtuar ushqimin, ajrimin madje edhe ajrosjen. Ai ka mbyllur derën e dritaren duke tentuar t’i jap fund jetës nën pretendimin se dënimi është i padrejtë edhe pse ai ka kryer më shumë se 14 vite burg. Drejtues të burgut të Fushë-Krujës kanë bërë të gjitha përpjekjet për ta bindur të heqë dorë nga sakrifica sublime me jetën, ndërsa mësohet se i kanë premtuar rinisjen nga e para të gjykimit duke rihapur çështjen. I dënuari pretendon se është dënuar padrejtësisht duke mohuar vrasjen e një shtetasi 15 vite më parë në kohën kur ai ishte në moshë adoleshence. Një veprim të tillë të ngjashëm për të shtyrë drejtësinë të dëgjojnë zërin e tij Ilir Tafaj e ka bërë edhe herë të tjera. Krerë të Institutit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë kanë thënë se Tafaj ka qëndrim të mirë në qendrën e vuajtjes së dënimit dhe se një të tillë kërkesë e kishte bërë edhe herë të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›