E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur në banesë 75-vjeçari i vetmuar

Elbasan

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij gjatë mesditës së djeshme në qytetin e Elbasanit. Sipas hetimeve të para të policisë, kufoma mund të ketë ndërruar jetë tri ditë më parë, por për shkak se jetonte vetëm, askush nuk e ka konstatuar ngjarjen më parë. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se në lagjen “5 Maji” të këtij qyteti, është gjetur i vdekur në banesën e tij 75-vjeçari Seit Zaimi. Ka qenë njëri prej nipërve të tij, ai që ka shkuar për vizitë në banesën e tij dhe teksa e ka gjetur derën të kyçur, ka dyshuar për vdekjen e të moshuarit. Nipi ka shqyer derën me ndihmën e fqinjëve dhe ka gjetur të pajetë në shtratin e tij 75-vjeçarin. Nga ekzaminimet e mjekëve, është konstatuar se vdekja e 75-vjeçarit ka qenë natyrale dhe se ajo ka ndodhur të paktën që prej mesjavës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›