E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me drogë, pranga dy shpërndarësve

Sarandë

Policia e Sarandës ka bërë arrestimin në kushtet e flagrancës të dy shtetasve të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në qytetin e Sarandës. Burimet policore thanë se ata janë Paris Qurku, 21 vjeç, banor i lagjes Nr. 3 në Sarandë dhe Arif Hamzai, 29 vjeç, banues në Delvinë. Bëhet e ditur se nga kontrolli në banesat e tyre, janë gjetur dhe bllokuar 9 doza heroinë dhe 4 doza kanabis sativa. Këta persona, thanë burimet policore të Sarandës dhe Delvinës, kanë qenë skeduar si shpërndarës narkotikësh. Mësohet se Qurku dhe Hamazi do të ndiqen si prodhues dhe shpërndarës narkotikësh, vepër e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›