Ndryshime të qeverisë në shtator, ja emrat e LSI-së

Kjo është bërë e ditur mbrëmjen e shkuar pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, e cila ka bërë disa ndryshime edhe brenda strukturave të veta. Kështu, gjatë muajit shtator, ministri i Shëndetësisë do të jetë Vangjel Tavo, Nasip Naço, aktualisht ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të propozohet për detyrën e nënkryetarit e Kuvendit. z.Edmond Haxhinasto, aktualisht Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të vijojë të jetë zëvendëskryeministër, por njëkohësisht edhe ministër i Ekonomisë, Energjisë dhe Tregtisë.
Prof.Dr Edmond Panariti aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Tiranës propozohet për ministër i Punëve të Jashtme. "Natyrisht që do të ketë dhe zhvillime të tjera të cilat do t’i bëjmë të ditura në javët e ardhshme. “Unë shpresoj që të ketë kandidatë alternativë dhe besoj se duhet të ketë. Që nga ky moment duke filluar nga dita e nesërme unë jam më shumë kandidat për kryetar. Dhe praktikisht kompetencat e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim i merr zoti Vasili”, tha Meta.
Gjithashtu, vendimi i kryesisë, ka qenë thirrja e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim më 29-30 shtator, si vendim i parë. Gjithashtu, është vendosur që 22 shtatori si data kur të gjithë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të votojnë sipas parimit “Një anëtar, një votë” për kryetarin a ardhshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht edhe për zgjedhjen e delegatëve për në Konventën e 29-30 shtatorit, po sipas këtij parimi. Njëkohësisht Kryesia shndërrohet në Komitet Organizator dhe është ky Komitet i cili do të drejtojë të gjithë përgatitjet për Konventën Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të gjithë debatin dhe ndryshimet në programin dhe në statutin.
Do të bëjë regjistrimin e kandidatëve për kryetarë por njëkohësisht edhe detajimin dhe përcaktimin e procedurave për zgjedhjen e të gjithë delegatëve dhe forumeve të tjera nga Konventa Zgjedhore e LSI-së. Me unanimitet Kryesia vendosi që në krye të këtij Komiteti Organizator, kryetari i tij, të jetë z. Petrit Vasili. Njëkohësisht, në kuadër të këtyre përgatitjeve dhe të këtij angazhimi total të z. Vasili, në funksion të përgatitjes së kësaj konvente por edhe në funksion të angazhimit të tij permanent në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe objektivat e saj edhe për vitin 2013, zoti Vasili ofroi dorëheqjen e tij nga detyra aktuale që ka mbajtur, e ministrit të Shëndetësisë. /Start/
2012-06-23 08:51