E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër, 160 mijë kosovarë mbajnë ende pasaporta serbe

Pasaporta serbe, foto arkiv

Pesë vjet pas pavarësisë së Kosovës, në Zvicër jetojnë mbi 160 mijë shtetas të Kosovës, të cilët ende kanë pasaportën e Serbisë.

Sikur ti kishin sot pasaportat e Republikës së Kosovës pas katër vjetësh pavarësie, sigurisht Berna zyrtare kosovarët do ti radhiste në rangun e parë të emigrantëve dhe jo të tretin, pas portugezëve dhe gjermanëve,- ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare Presheva Jonë, Lisa Blaser, zyrtare nga Departamenti Federal për Migracion.

Kështu ndodh për shkak se në Zvicër ende shumë kosovarë kanë pasaporta serbe, rreth 160 mijë syresh llogaritet të jetë numri.

Megjithëkëtë, Blaser, ka thënë se, gjithnjë e më shumë është në rritje numri i personave që paraqiten me pasaportë kosovare. /E.K./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›