Aksioni Monstër, 6 vjet burg për të arrestuarin
SHKUP- Gjykata Penale e Shkupit ka vendosur dënimin me gjashtë vite burg per Ibrahim Sejadinin, i arrestuar në operacionin “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Sejadini u shpall fajtor për shkak të armëmbajtjes pa leje, përpunim dhe tregtim me armë zjarri.
Në fjalën e tij para trupit gjykues, Sejadini ka theksuar se armët e gjetura në shtëpinë e tij i posedonte që para pesë viteve, të cilat i kishte blerë nga Kosova për një shumë parash prej 500 eurove. Ai ka thënë se qëllimi i blerjes ishte që ato më pas ti shesë në Maqedoni, por gjatë tërë asaj periudhe nuk kishte gjetur blerës.
Sejadini u arrestua më 1 maj në operacionin e policisë “Monstër” i dyshuar për pjesëmarrje në grupin për vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit që ndodhi pranë Liqenit të Smilkovcit në Shkup. Sejadini u dënua vetëm pse posedoi armët ilegale dhe në shtëpinë e tij u gjetën një pushkë automatike, bombë kashikara, pesë karikatorë me municion, gjashtë fishekë, jelekë luftarak dhe maska. (INA