E Diel, 1 Nëntor 2026

Në korrik fondi 7 mln euro për subvencionimin e bujqësisë

Kreu i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor e Rural, Gjok Vuksani thotë se fondet do të shkojnë për fermat e mëdha, në mënyrë që prodhimet të mund të ruhen dhe përpunohen.

Aktualisht, në të gjithë qarqet janë bërë vlerësimet e aplikimeve të fermerëve për subvencione nga buxheti i shtetit dhe janë miratuar 5000 prej tyre. Ndërkohë që procesi i aplikimit për të përfituar financim përmes projekteve, do të vijojë deri në muajin shtator për sektorin e vreshtarisë dhe ullishtave.

Bizneset agropërpunuese në mbarë vendin që kanë hartuar një plan të mirë biznesi, do të mund të përfitojnë grante nga fondet e Bashkimit Evropian. Për herë të parë, qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen, nga e cila përfiton 7 milion euro.  Këto fermerë do të përfitojnë subvencion, pasi të përfundojnë projektin e tyre, i cili verifikohet në terren nga komisioni i vlerësimit.  Sipas Vuksanit, këtë vit, për herë të parë është aplikuar skemave për mbjelljen e bimëve medicinale dhe atyre bostanore.

Duke u ndalur në risinë që po sjellë aplikimi i pagesës së normës së interesat të kredisë , nga projekti i subvencionit, Vuksani shpjegon se përmes këtij projekti po synojmë të realizojmë zhvillimin zinxhir të bujqësisë, pasi kreditimi po aplikohet më shumë për sektorin agropërpunues. Kështu p.sh, shpjegon ai, në rrethin e Korçës krahas rritjes së prodhimit të mollës, janë ngritur përmes kreditimit edhe 16 qendra të përpunimit të këtij produkte.

Kjo eksperiencë, thekson Vuksani, po vijon në rrethe të ndryshme për kultura specifike tradicionale që kanë. Bujqësia, një nga sektorët kryesor të ekonomisë shqiptare, që kontribuon me rreth 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto është projektuar në politikat e qeverisë, si degë prioritare që do të mbështetet drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues. Në këtë kontekst thekson kreu i AZGRB, subvencionimi vlerësohet si një nga metodologjitë më të suksesshme bashkëkohore që nxit investimin e prodhimin e këtij sektori./Start/

                                                                                             2012-06-23 10:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›