E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet Kushtetuese, caktohen relatorët

12-09-2012 / Gazeta 55

Të premten seanca dëgjimore

Këshilli i Legjislacionit zhvilloi pasditen e djeshme mbledhjen e paralajmëruar lidhur me nismën e PS për ndryshimet kushtetuese, ku caktoi ditën e premte në orën 9:00 seancën dëgjimore, ndërkohë që miratoi dy relatorët e çështjes Paulina Hoti, deputete e Partisë Demokratike dhe Pandeli Majko i PS-së.
Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi në nisje të mbledhjes se, “ka pasur dy propozime për datën e dëgjesave dhe u ra dakord që ato të zhvillohen të premten në orën 09:00, ndërkohë që dy relatorët do të vijojnë punën”.
Në seancën e 6 shtatorit, demokratët kërkuan 2 javë kohë në mënyrë që të njihen me gjerësisht me paketën e propozimeve të PS për ndryshimet Kushtetuese. Me votim kjo kërkesë u miratua, ndërsa socialistët përsëritën që brenda shtatorit propozimet të jenë miratuar. Pikërisht me kërkesën për ndryshimet kushtetuese, Partia Socialiste kushtëzon votat në parlament për heqjen e imunitetit, një kriter ky i rëndësishëm për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, brenda këtij viti.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›