E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Ekspertët e ekonomisë e cilësojnë blof premtimin e Edi Ramës për heqjen e taksës për biznesin e vogël

12-09-2012 / Gazeta 55

Heqja e taksave për bizneset e vogla vlerësohet e pamundur nga ekspertë të çështjeve ekonomike. E deklaruar pak ditë më parë nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama si një vendim i ardhshëm i kësaj force politike, ekspertët theksojnë se në asnjë vend të botës nuk është zbatuar një politikë e tillë.
Sherefedin Shehu, ish- zëvendësministër i Financave, thekson se një deklaratë e tillë tingëllon si demagogji. Megjithëse sipas tij, heqja e taksave për bizneset e vogla mund të aplikohet vetëm për një periudhë shumë të shkurtër, por pa pritur eficencë të lartë.
Sipas Zef Precit, ekspert ekonomie, në këtë pikë është për t’u vlerësuar vetëm fakti se vëmendja e deklaratave elektorale është kthyer tek çështjet ekonomike, që janë të rëndësishme për vendin.
Një ditë më parë, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi para elektoratit të tij se do të angazhohet konkretisht që bizneset e vogla të mos kenë taksa.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›