Agrobiznesi Prodhimet bujqesore nuk jane demtuar nga moti i keq
Pavarësisht reshjeve të denduara të dëborës që prej javësh mbajnë të mbërthyer veriun dhe juglindjen
e vendit, prodhimi bujqësor dhe ai blegtoral nuk ka pësuar dëm. Sipas kreut të shoqatës së Agrobiznesit
Shqiptar, Enver Ferizaj deri më tani nuk ka pasur asnjë shqetësim të ngritur nga ana e fermerëve dhe
blegtorëve në këto zona.
“S’ka alarm nga ana e fermerëve dhe ne nuk kemi identifikuar asnjë rast deri më sot. Nuk kemi të
dhëna për dëmtime. Kjo sepse s’ka zhvillim të bujqësisë dhe fermerët nuk punojnë në këtë kohë.
Dëtime nuk ka as në drurët frutorë.”
Kreu i shoqatës së Agrobiznesit Shqiptar apelon njëherazi për ndërhyrjen e shtetit në hapjen e disa
akseve rrugore në komuna të thella, ku kultivohen prodhime bujqësore si patate apo qepë. Kjo sipas
tij do të ndihmonte në tregtimin e këtyre produkteve dhe çlirimin e tregut në rast të ndonjë abuzimi të
mundshëm me çmimet nga ana e tregtarëve të papërgjegjshëm.