E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Europian strategji per politikat e pensioneve ne vendet e BE

Komisioni Europian ka publikuar strategjinë për të ardhmen  e pensioneve në Bashkimin Europian. Pensionet në Europë përbëjnë një barrë të vërtetë për ekonominë, duke qenë se europianët jetojnë më gjatë se më parë, numri i lindjeve është zvogëluar dhe njëkohësisht numri i të moshuarve është dominues në kontinentin e vjetër. Sipas statistikave, për 4 persona aktivë një është pensionist, ndërkohë që në 2060, raporti do jetë: në çdo dy persona aktivë, një pensionist. Edhe pse kjo është një kompetencë e shteteve anëtare, Komisioni Europian propozon të harmonizohen sistemet e pensioneve.
“Libri i bardhë që kemi publikuar synon që të krijojë më shumë oportunitete për  të moshuar të aftë për të punuar, në mënyrë që ata të qëndrojnë më gjatë në tregun e punës  si dhe trajton përmirësimin e politikës së punësimit për të moshuarit. Por strategjia jonë nxjerr në pah, se aftësia për të punuar dhe gjetja e një pune ndryshojnë në raport me për grupe të ndryshme individësh dhe se aftësia për të punuar për moshat 60 dhe 65 është më e ulët se ata që kanë bërë punë manuale që në moshë të re”, u shpreh komisioneri për punësimin dhe çështjet sociale, Laszlo Andor.
Disa nga masat që propozohen janë rritja e kufirit të moshës për daljen në pension, reduktimi i mundësive për dalje të parakohsme në pension, dhe adapatimi i kushteve të punës për persona të moshuar. 

“Pensionet përbëjnë një pjesë të madhe të shpenzimeve publike, që kushton përafërsisht 10% e prodhimit kombëtar bruto të Bashkimit Europian Pa financa publike të shëndosha, ne nuk mund të kemi sisteme të qëndrueshme pensionesh. Ndërkohë, që sistemi i pensioneve pëbën burimin më të madh të të ardhurave për një të katërtën e popullsisë europiane. Nëse vendet anëtare nuk arrijnë të zgjidhin siç duhet çështjen e pensiove, me miliona qytetarë europianë do të jenë të varfër”, shtoi Andor. 

Shqipëria nuk ka aktualisht të njëjtën masë të të moshuarve që kanë shtetet anëtare, por vendi mund të përballet me të njëjtën sfidë më vonë, duke qenë se lindjet janë në rënie dhe se ato mund të vazhdojnë të njohin një tendencë të tillë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›