E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet klimaterike ne deltat e lumit Drin e Mat teme e nje tryeze

Ndryshimet klimaterike, identifikimi dhe zbatimi i masave për përshtatje në deltat e lumenjve Drin e Mat, janë diskutuar në një tryezë të rrumbullakët nga përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, si dhe këshilli i Qarkut të Lezhës.

Zëvendësministri Taulant Bino, u shpreh se ekosistemet natyrore të deltave të lumenjve Drin dhe Mat kanë potencialin të mbrojnë aktivitetet ekonomike, infrastrukturën dhe mjediset e ndërtuara nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë nën presionin e ndryshimit dhe degradimit.

Sipas tij, është me interes që modeli i ofruar në këtë takim të shërbejë si model për të trajtuar përshtatjen ndaj ndryshimit të klimës dhe menaxhimin e integruar, edhe në qarqet e tjera përgjatë zonës bregdetare që ndeshen me të njëjtat probleme, si edhe të shtrihen në ekosistemet malore, pellgun ujëmbledhës të Drinit, dhe zona të tjetra me rëndësi strategjike.

Ndërsa drejtori i PNUD në Shqipëri theksoi se kjo organizatë ka bërë një studim të plotë për deltat e lumenjve Drit dhe Mat.

Sipas tij komuniteti dhe qeverisja lokale kanë marrë pjesë në formulimin e planeve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimaterikë në sektorët e bujqësisë, turizmit, ekosistemet dhe menaxhimin e zonës bregdetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›