E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi rrezon me 73 vota dekretin e presidentit per menaxhimin e mbetjeve

Parlamenti ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për ligjit e menaxhimit të mbetjeve. Kanë qenë 73 deputetë që votuan kundër dekretit presidencial, ndërkohë 59 të tjerë e mbështetën atë.

Votimi u zhvillua pas një maratone të gjatë diskutimesh e debatesh nga deputetë të mazhorancës dhe opozitës. Deputetët shprehën vullnetin e tyre në lidhje me vendimin e kreut të shtetit për ligjin në fjalë.

Mazhoranca e kishte bërë të qartë qendrimin e saj në raport me dekretin e Presidentit, duke theksuar se I gjithë debati po shndërrohej për përfitime politike. Për shumicën qeverisëse, ligji përbën një masë mbrojtëse ndaj mjedisit, pasi ligji redukton llojet e mbetjeve të cilat mund të importohen në vendin tonë.

Më herët kryeministri Berisha tha në seancën plenare të pasdites se ligji për mbetjet disiplinon importin e mbetjeve në mënyrën më të rregullt dhe se çdo vendim I qeverisë për mbetjet do të merret në konsultim me shoqërinë civile.

Kreu i qeverisë tha se qeveria zbaton me rigorozitet marrëveshjet e firmosura me Bashkimin Europian.

Po ashtu, Parlamenti ka votuar kundër propozimit të Presidentit për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kandidatura e Sali Shehut mori 75 vota kundër, 1 pro, ndërkohë që 54 deputetë abstenuan. Kuvendi I Shqipërisë ka miratuar edhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›