Berisha Ligji per mbetjet kushtezon importet dhe i disiplinon ato
Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e së enjtes në Kuvend se ligji “për menaxhimin e integruar të mbetjeve” kushtëzon të gjitha importet e tyre si dhe i displinon ato në mënyrën më të hekurt.
Në mbyllje të debatit prej 7 orësh në Kuvend rreth ligjit të kthyer nga Presidenti “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, kryeministri Berisha akuzoi opozitën se me qëndrimin e saj kundërshtues nuk po dëmton qeverinë por vetëm po e ndihmon atë.
“Mashtrimet e trillimet mund të bëhen vetëm në selinë e PS-së dhe me atë realitet ju jo vetëm nuk e dëmtoni qeverinë, por e ndihmoni atë. Realiteti yne jo se është pa problme dhe as bulevard me lule, por njerëzit nuk i besojnë sajesave tuaja. Ju mendoni si ti nxjerrim Europës kartonin e kuq, por atë bëjeni ju me ligjet me 3/5. Ne do zbatojmë çdo marrëveshje të firmosur me rigorozitet”, iu drejtua kryeministri, deputetëve të PS-së sot në seancë plenare.
Berisha garantoi dhe shoqërinë civile se do të jetë bashkëvendimarrëse me qeverinë për çdo mbetje, pasi janë një zë shumë i dobishëm për shoqërinë shqiptare.
“Unë zotohem këtu se çdo vendim qeverie do të jetë një proces i një konsultimi të gjerë para së gjithash me shoqërinë civile dhe organizatat e mjedisit”, tha kreu i qeverisë.