E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili Aparaturat dhe teknologjia e re po shkojne drejt spitaleve te rretheve

"Shëndeti i nënës dhe fëmijës është një nga sektorët që ka pasur arritje të shënuara, sa i takon uljes së vdekshmërisë amtare dhe foshnjore”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Sipas tij, “ky ka qenë një realitet i prekshëm, qoftë nga sondazhet e ndryshme, qoftë nga opinionet e ekspertëve ndërkombëtare, ku klasifikimi nga revista Newsweek ishte një nga faktet emblematike. Kjo tregon, se rruga në drejtim të së cilës ne ecim për uljen e këtyre dy indikatorëve, është rruga e duhur”.

Ministri Vasili ka qënë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit nga Fondi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) të pajisjeve mjekësore për maternitetet e vendit, pranë Njësisë së Transportit Mjekësor të Helikopterëve.

“Gjithnjë dhe më shumë aparatura dhe teknologji e re po shkojnë drejt spitaleve të rretheve. Kjo do të thotë se demonopolizimi nga Tirana dhe dekoncentrimi i shërbimeve drejt spitaleve rajonal është dhe do të mbetet një nga drejtimet e punës tone”, tha Vasili. Sipas tij, rajonalizimi i shërbimeve së bashku me edukimin në vazhdim dhe sisitemin e referimit përfundimisht orientojnë një shëndetësi, e cila ecën në binarët e duhur dhe performanca e saj vetëm rritet dhe përmirësohet.

Kjo është faza e dytë e një donacioni, që kap shifrën e 500 000 dollarëve, investuar në 18 lloje të ndryshme pajisjesh, të nevojshme për maternitetet. Këto pajisje janë dhuratë e UNFPA për Shqipërinë, mundësuar nga fondet e programit “Një OKB në Shqipëri”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›