E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turqi, Erdogan shfaqet në video, pas shqetësimeve për shëndetin e tij

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan inauguroi një termocentral bërthamor nëpërmjet një video, në paraqitjen e tij të parë në publik, që kur u sëmur në një lidhje të drejtpërdrejt në TV. Ai anuloi vijimin e fushatës, duke larguar shqetësimet për shëndetin e tij pak kohë përpara zgjedhjeve vendimtare për president.

Udhëheqësi 69-vjeçar dukej i zbehtë, i ulur pas një tavoline të rrethuar nga anëtarë të kabinetit, ndihmës dhe aleatë politikë për të drejtuar ngjarjen që shënon dorëzimin e karburantit të parë në termocentralin bërthamor Akkuyu të ndërtuar nga Rusia në Turqinë jugore.

Erdogan, i cili ka qeverisur Turqinë për dy dekada, anuloi tubimet zgjedhore të mërkurën dhe të enjten, pasi pësoi atë që ministri i Shëndetësisë e përshkroi si një infeksion gastrointestinal gjatë një interviste televizive të martën.

Zyrtarët turq mohuan thashethemet në internet se Erdogan, i cili iu nënshtrua një operacioni në zorrë në vitin 2011, kishte pësuar një sëmundje të rëndë dhe ishte shtruar në spital. 

“Ne hedhim poshtë kategorikisht pretendime të tilla të pabaza në lidhje me shëndetin e Presidentit (Erdogan)”, shkroi në Tëitter drejtori i tij i komunikimit, Fahrettin Altun.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›