Shqiptarët me letërnjoftime në Mal të Zi dhe Maqedoni
TIRANE - Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë drejt Maqedonisë dhe Malit të Zi vetëm me karta identiteti.
Shqipëria ka firmosur një marrëveshje të re mbi lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve me Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Marrëveshja parashikon lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, duke përdorur për këtë qëllim jo vetëm pasaportat por edhe kartat e identitetit.
Marrëveshjet e nënshkruara nga ministri i Jashtëm shqiptar me homologët e tij maqedonas dhe malazez do të hyjë në fuqi pas ratifikimit të marrëveshjeve nga parlamentet respektive.
(er.nu/BalkanWeb)