E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese, Kuvendi i hap rrugë reformave të integrimit

Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca e dytë e Këshillit të Legjislacionit për nismën e Partisë Socialiste. Ka qenë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që ka propozuar dhe ka marrë dakordësinë nga palët që relatorë të kësaj nisme te mandatohen Pandeli Majko për Partinë Socialiste dhe Paulina Hoti për Partinë Demokratike. Po ashtu Këshilli vendosi që ditën e premte në orën 9:00 të mbahet seanca për dëgjesat me grupet e interesit.
 

Në fillim të sesionit parlamentar Konferenca e Kryetarëve ra dakord të thërriste me datën 6 shtator Këshillin e legjislacionit dhe Komisionin e ligjeve për të shqyrtuar paketën e propozimeve për ndryshimet kushtetuse të Partisë Socialiste. Në seancën e 6 shtatorit mazhoranca shtyu me dy javë kohë diskutimin e nismës së propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Por në mbledhjen me deputetet demokratë Kryeministri kërkoi që Këshilli të mblidhet me herët, ndërsa menjëherë Kuvendi mbajti seancën këtë të martë në orën 18 e 30.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›