E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti me Greqinë, Panariti raporton në komisionin e jashtëm

Ministri i jashtëm Edmond Panariti raporton në Komisionin për Politikën e Jashtme për paktin detar me Greqinë si dhe me detyrat e përgjegjësitë e qeverisë Shqiptare gjatë kryesimit të Presidencës së Këshillit të Europës.
 

Në faqen e kuvendit të Shqipërisë theksohet se ministri Panariti do të zhvillojë në seancë dëgjimore në lidhje me trajtimin nga Ministria e Jashtme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të çështjes së Marrëveshjes me Greqinë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.
 

Ndërkohë opozita ka akuzuar qeverinë se ka rinisur negociata me shtetin grek për marrëveshjen e ujërave detare me Greqinë në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.
 

Ndërsa më herët kryediplomati shqiptar konfirmoi se nuk është ngritur anjë grup pune apo ekip negociatorësh për të biseduar për herë të dytë paktin me Greqinë.
 

Ai ka theksuar se ministria e jashtme po trajton këte çështje, por se negociatat do të nisin sapo të jenë gati opsionet teknike.

Sipas tij bisedimet do të bëhen në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në respekt të ligjeve ndërkombëtare.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›