E Diel, 1 Nëntor 2026

Indinjate hidherim dhe pyetja perse pas atenatit te 21 vjecarit ne Frankfurt

Dr. Dietrich Reetz nga Qendra Orientit Modern ZMO mendon se nuk duhen bere pergjithesime sepse cdo rast eshte i ndryshem. Sidomos rasti i 21-vjecarit me origjine nga Kosova tregon se ai veproi si individ. Sipas Dr. Dietrich Reetz Ngjarje te tilla ne Gjermani jane shume te rralla ndaj nuk mund te thuash se ekzistojne struktura te caktuara qe e nxisin nje zhvillim te tille ne menyre te vecante. Rastet e vecanta nuk mund te shmangen te tilla mund te perseriten serish ne kushte te caktuara.

E rendesishme per tu shqyrtuar - mendon ai - eshte se si jetojne migrantet ne pergjithesi ketu ne Gjermani pra jo vetem migrantet myslimane. Sipas tij shume migrante dhe vecanerisht ata myslimane ndihen te margjinalizuar ose te perjashtuar sepse gjenden ne skajet e shoqerise.

Reetz Feja islame e pranishme ne Evrope

Ne menyre kritike studiuesi gjykon edhe ne lidhje me deklaraten e fundit te ministrit te ri gjerman te Puneve te Brendshme e cila permbante tone te forta ndaj fese islame dhe myslimaneve. Ai thote se eshte per te te ardhur keq qe politikanet shohin ne raste te tilla mundesine per te nxjerre perfitime politike duke i marre raste te tilla si shkas per te rritur popullaritetin duke folur me gjuhen e populisteve te djathte Keto tone mendoj une nuk e ndihmojne perfshirjen e migranteve ne shoqeri nuk ndihmojne te luftohet ndjenja e te qenit i huaj dhe i perjashtuar. Kur ministri thote se feja islame nuk eshte pjese e Gjermanise atehere ky eshte nje pretendim i cuditshem sepse te pakten tre perqind e popullsise ne Gjermani i takon kesaj feje ne Evrope madje shume me teper dhe ne Evrope per shekuj me radhe ka pasur histori te fese islame. Ne Evrope po ashtu ka vende ku feja islame eshte e pranishme pra eshte e veshtire te thuash qe feja islame nuk eshte pjese e kontinentit apo e kultures sone.

Reetz Raste si ai i Framkfurtit nuk duhet te interpretohen vetem si ceshtje feje

Ne Gjermani ka pasur edhe raste te rinjsh gjermane qe kane perqafuar fene islame jane konvertuar ne kete fe dhe jane bashkuar me talibanet apo grupe te tjera terroriste. Kjo sipas Dr. Dietrich Reetz tregon se dhuna dhe aktet terroriste nuk kane te bejne me fene sepse incidente militante mund te ndodhin edhe nen ndikime jofetare dhe jomyslimane Nga sociologjia dhe psikologjia dihet qe te rinjte me shume te rinjte meshkuj kane tendenca qe ne kushte te caktuara te reagojne per problemet apo pakenaqesite e tyre me dhune apo me konflikte. Kjo nuk ka te beje me fene. Natyrisht sot eshte koha kur feja islame politizohet shume forte duke u kthyer ne fokus apo reference per njerezit qe jane te pakenaqur me nje situate te caktuar ose qe besojne se duhet te bejne dicka. Por reaksione te tilla ndodhin tek te rinjte edhe ne kushte te tjera. Une mendoj se ato jane me shume aksione te personave te vecante qe ne to shohin mundesine e shperthimit te zhgenjimit apo te perceptimit te tyre.

Ngjarje si ajo e Frankfurtit i shtojne skepticizmin paragjykimet e padrejta ndaj myslimaneve dhe islamofobine ne Gjermani. Kjo mund te coje ne margjinalizimin e myslimaneve dhe ne segregacion social. Qe zhvillime te tilla te mund te parandalohen mendon Dr. Dietrich Reetz duhet qe raste te tilla te mos interpretohen vetem si ceshtje feje dhe qe si publiku gjerman ashtu edhe shoqatat e myslimaneve dhe politikanet ti analizojne thelle dhe nga te gjitha aspektet probleme te tilla ne menyre qe asnjera nga palet te mos mundohen ta shfrytezoje kete situate per te forcuar pozicionin e vet.

Autor Aida Cama

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›