Ndryshimet në KQZ, sot sherri mes opozitës e mazhorancës në Kuvend
Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot në seancën pelnare të rradhës që mesa duket nuk do të kalojë pa debate e tone të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.
Pas situatës së fundit krijuar mbrëmjen e së hënës. në një seancë maratonë të Parlamentit, ku u shkarkuar anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Ilirjan Muho. Mazhorancës ju bashkuan votat e tre ish- deputetëve socialsitë, për të arritur në 74 vota për të miratuar propozimin e Komisionit të Ligjeve për lirimin nga detyra të Muhos.
Kadeli, Asllan Dogjani dhe Kastriot Islami votuan pro këtij akti. Por kjo ka sjellë edhe incidente në sallën e Kuvendit.
Teksa deputetët e partisë Socialiste po braktisnin sallën për të mos marrë pjesë në këtë votim, deputeti Gazmir Bizhga u konfrontua me ish- koloegun e ij në PS, Kastriot Islamin.
Për këtë sjellje, pas seancës u mblodh edhe Byroja e Kuvendit ku penalizoi tre deputetë socialsitë për mos të marrë pjesë dy javë në punimet e Kuvendit.
Pak para se të niste votimi për shkarkimin e Ilirjan Muhos, në sallën e Parlamentit arriti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexandër Arvizu, i cili më herët kishte shprehur qëndrimin zyrtar të Washingtonit se ky votim do të vinteShqipërinë në përplasje me SHBA-të.