SHBA: Përse kaq shumë tension para zgjedhjeve, bëjeni KQZ-në të funksionojë
Tiranë- Një ditë pas takimeve me zyrtarë të lartë të vendit tonë Jonathan Moore, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan ka deklaruar se SHBA-të nuk kuptojnë përse ka kaq shumë tension para zgjedhjeve të 23 qershorit mes partive politike në vend, teksa ka bërë thirrje që KQZ-ja të bëhet funksionale.
Për KQZ-në ka argument ligjor që vë në pikëpyetje mënyrën se si ka vepruar parlamenti. Janë ngritur pikëpyetje për votimin e 15 prillit në Kuvend,-tha Moore nga ambasada amerikane në Tiranë.
Sipas tij: Kemi arsye të mendojmë se zgjedhjet do të procedojnë, paktën do të përgjigjen me përgjegjësi. SHBA-të përmes Moore kanë bërë thirrje të respektohen ligjet, fushata të jetë profesionale.
Moore shtoi se vizita e tij në vendin tonë ishte e planifikuar më herët se votimi në Kuvend për lirimin e Ilirjan Muhos. E rëndësishme që Shqipëria të ketë besim tek zgjedhjet dhe tek rezultatet e tyre. Politikanët me të cilët jam takuar më kanë siguruar se do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve,-tha zyrtari i lartë amerikan.