Pa marrëveshje raundi i 9 i bisedimeve Thaçi-Daçiç-Ashton
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi para medieve ka thënë se as sot nuk është arritur marrëveshje për shkak se këtë e ka refuzuar pala serbe.
Mediat serbe kanë cituar Kryeministrin Thaçi duke thënë se Serbia e ka hedhur poshtë propozimin e Baroneshës Ashton. Thaçi ka thënë se shpreson që Beogradi ta pranojë marrëveshjen gjatë ditëve të ardhshme, por sipas tij asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet me logjikën dhe kokën e Vojislav Seseljit.
Ndërkaq Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se është Prishtina ajo që po bllokon marrëveshjes. Ai ka thënë se Serbia i ka pranuar të gjitha propozimet e Ashton, por është Thaçi ai që po synon të bëjë ndryshime. Dacic ka thënë se nuk është e vërtetë që Serbia nuk po e pranon marrëveshjen.
“Serbia duhet të reflektoje dhe për këtë nuk i ka mbetur shumë kohë”, ka thënë Thaçi, transmeton gazetaexpress.
Ministrja Çitaku: Serbia i tha ‘JO’ draft-marrëveshjes
Serbia duket se do ta refuzojë marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Kosovën. Lajmi është dhënë nga Ministrja kosovare e Integrimeve, Vlora Çitaku, në rrjetin social twitter.
“Serbia duket se dëshiron ta refuzojë përsëri draft-marrëveshjen. Ju lutem mos ta humbim këtë shans”, ka shkruar ajo.
"Kosova eshte e gatshme ta pranoje propozimin e Ashton, Serbia tha Jo. Serbia do nje propozim te ri, Kosova nuk lejon me ndryshime. Kjo eshte kjo", ka shtuar Çitaku.
Nis takimi trepalesh Ashton-Thaçi-Daçiç
Pas dy raunde takimesh bilaterale me delegacionin e Kosovës dhe të Serbisë, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka nisur takimin e përbashkët trepalësh, njoftoi pak më parë Radio Evropa e Lirë.
Takimet e raundit të nëntë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, të nisura rreth orës 10:30 me takimin bilateral të ndërmjetësues, Baroneshës Catherine Ashton, me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi e më pas me kryeministrin serb Ivica Daçiç, të cilat u pasuan edhe me konsultime, kanë hyrë në orën e gjashtë.
Bronesha, Catherine Ashton ka hartuar një draft-marrëveshje të cilën do t’ua prezantojë palëve në takimin e përbashkët, ndërkohë nuk dihet nëse Baronesha Ashton ka bërë ndonjë ndryshim thelbësor nga propozimet e herës së kaluar.
Kosova dhe Serbia drejt normalizimit të marrëdhënieve zhvillojnë sot në Bruksel raundin e nëntë të dialogut të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, të ftuar nga udhëheqësja e procesit, përfaqësuesja e lartë e BE-së baronesha Catherine Ashton, pas takimit të 2 prillit që nuk rezultoi me marrëveshjen e pritur pas qëndrimeve shumë të ndryshme për veriun dhe asociacionin-bashkësinë e komunave me shumicë serbe.
Propozimi i Baroneshës
Baronesha Ashton, ka përfunduar takimet bilaterale me kryeministrat Thaçi dhe Daçiç. Mediat serbe raportojnë që Serbisë i është ofruar tjetër propozim-marrëveshje, e cila thuhet të jetë më e favorshme se e herës së kaluar.
Pala serbe në Bruksel ka marrë një ofertë më të favorshme kur bëhet fjalë për policinë dhe çështjet e sigurisë, njofton gazeta Blic duke u thirrur, siç thotë në burime diplomatike në Bruksel.
Bruksel, Thaçi takon Ashton: Synojmë marrëveshje në emër të paqes
Të dy kryeministrat, Thaçi e Daçiç, janë ftuar edhe njëherë në Bruksel nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, me shpresën që të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Baronesha Ashton e sapokthyer nga Shqiperia ka nisur sot një takim me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi dhe më pas pritet të takojë kokë më kokë dhe Daçiç. Pas takimeve tç veçanta, Ashton do takojë të dy kryeministrat. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançic, transmeton DW.
“Po vijmë ketu me qëllimin më të mirë për të arritur një marrëveshje mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje do të thotë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe e ardhmja atlantike për dy vendet tona dhe popujt tanë. Kjo marrëveshje nuk do të jetë vetëm në interes të Kosovës, por edhe në interesin e Serbisë dhe BE-së për të shkuar drejt paqes dhe stabilitetit. Shpresoj që Serbia të punojë bashkë me ne për të arritur këtë marrëveshje. Jemi të interesuar të lëvizim nga e kaluara dhe të shkojmë drejt të ardhmes së marrëdhënieve të mira fqinjësorë dhe paqes. Kemi patur një shekull të gjatë konfliktesh dhe është koha të arrijmë paqen”, thkesoi Thaci para takimti me Ashton.
Aktualisht palët janë duke zhvilluar konsultime, para nisjes së takimit të përbashkët. Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandar Vulin, citohet t'i ketë thënë televizionit shtetëror serb, RTS, se "ka gjasa që argumentet e palës serbe të merren marasysh".
Takimi po vijon prej disa oresh, pasi ka nisur prej paraditesh.
Të dy kryeministrat shkojnë në Bruksel më ftesë të shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes për në Bruksel tha nga aeroporti i Prishtinës se “udhëton për në Bruksel me qëllimin më të mirë që të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrdhënieve Kosovë-Serbi”.
“Dua ta potencoj që me arritjen e marrëveshjes nuk do të fitojë vetëm Kosova, por edhe Serbia dhe i tërë rajoni. Do të jetë një lajm i mirë edhe për BE-në. Nëse ka marrëveshje do të krijohen kushtet edhe për zgjedhje të lira në veri të Kosovës, do të formohet asociacioni i komunave më shumicë serbe, por, pa ndonjë mandat legjislativ, ekzekutiv apo ndonjë pushtet të tretë”, tha kryeministri Thaçi.
Tetë takimet e deritashme të zhvilluara me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel, kryeministri Thaçi i vlerësoi konstruktive. Në takimin e fundit me dy prill, Thaçi tha se kanë qenë shumë afër marrëveshjes, prandaj në takimin e së merkurës në datën 17 prill, Thaçi beson se “Serbia do të marrë përgjegjësi dhe do të largohet nga ngurtësia që ka pasur kohët e fundit”.
Thaçi shkon në Bruksel me të njëjtat pozicionime
“Pozicioni i Kosovës është i qartë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe standaret evropiane. Ne kemi prezantuar opinionet tona për domosdoshmërinë e shpërbërjes së strukturave paralele serbe në veri. Edhe domosdoshmërinë për krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në veri dhe do të punojmë maksimalisht që të kemi një sistem unik të drejtësisë në të gjithë territorin e Kosovës dhe një sistem policor sipas standardeve dhe ligjeve të Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.
(a.k/d.b/e.m/BalkanWeb)