Ndryshimet në Kodin Penal, AP: Ja përfitimet për grupet e marxhinalizuara
TIRANE - Institucioni Avokatit te Popullit në bashkëpunim me 2 organizata LGTB kanë prezantuar ndryshimet e fundit të Kodit Penal dhe aspekte konkrete se si grupe të marxhinalizuara do mund të përfitojnë nga ndryshimet e fundit.
“Ndryshimi i parë i rëndësishëm ka të bëjë me përfshirjen si rrethanë rënduese të një krimi edhe motivim për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Ky ndryshim ndodhi në nenin 50 të Kodit Penal: Shkronja “j” ndryshohet si më poshtë vijon: kur vepra është kryer e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, ose aftësinë e kufizuar”, - ka deklaruar Elona Demollari, zëdhënëse e Avokatit të Popullit.
Sipas Demollarit, ndryshimi i kodit penal përbën një revolucion të vërtetë në Shqipëri.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: BiznesAlbania, propozime për partitë politike në “Librin e politikave të biznesit”