Pogradec, tre fshatra pa ujë të pijshëm prej 20 vitesh
Tre fshatra të rrethit të Pogradecit, Rëmenj, Zdërvaskë dhe Vërdovë prej 20 vjetësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak është bërë mungesa e një ujësjellësi, ndërsa banorët janë detyruar të sigurojnë ujin përmes puseve të hapura nga ata vetë.
Uji i siguruar nga vetë banorët shpesh është i ndotur dhe i pakontrolluar, ndërsa ka rrezikuar seriozisht jetën e konsumatorëve.
Banorët thonë se kanë një kontratë me ujësjellësin e Pogradecit dhe paguajnë rregullisht taksat, ndonëse në cezmat e tyre nuk rrjedh ujë prej 2 dekadash. Sipas banorëve drejtoria e ujësjellësit në Pogradec premtoi se në vitin 2012 do të niste një projekt për shtrirjen e tubove në tre fshatrat, projekt i cili deri më sot nuk është vënë në zbatim.
(v.gj/shqiptarja.com)