E Diel, 1 Nëntor 2026

Krraba jep alarmin, zjarri zret buzë rrugës nacionale

Rëndohet situata e krijuar nga zjarri aktiv, i cili shënjoi dy ditë më parë në Krrabë. Burime nga qyteti i Elbasanit bëjnë me dije se zjarri po përhapet me shpejtësi dhe është afruar buzë rrugës nacionale, vetëm 1 m larg automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor, duke vështirësuar kështu qarkullimin e tyre për shkak të reve të dendura të tymit.

Një situatë e tillë po rrezikon në mënyrë serioze edhe lokalet që gjenden buzë rrugës, por edhe shtyllat e tensionit të lartë, duke e bërë edhe më alarmante gjëndjen. Banorët e zonës janë të alarmuar nga zjarri, ndërsa pritet mbërritja e zjarrëfikëseve për ndërhyrje.

Pavarësisht ndërhyrjes së 3 zjarrfikëseve një ditë më parë të ndihmuara edhe nga Policia e Shtetit si dhe efektivë të Forcave të Armatosura, duket se situata jo vetëm që nuk është normalizuar por ka agravuar edhe më keq. E gjithë situata e rëndë duket se është provokuar qëllimisht, pasi të premten Komisariati nr. 1 në kryeqytet ka arrestuar 2 shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në Kërrabë, përkatësisht shtetasit, Panajot Lika dhe Krenar Beqari.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›