Ndryshimet në Ligjin për Arsimin, një revolucion i vërtetë në këtë fushë
Kryeministri Berisha theksoi dje në mbledhjen e qeverisë se ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë janë një domosdoshmëri për stadin në të cilin ndodhet sot arsimi dhe synojnë kristalizimin e disa elementëve thelbësore të reformës së arsimit të lartë, siē është kristalizimi përfundimtar i sistemit “bachelor”
Kryeministri theksoi dje, se përcaktimet e reja ligjore synojnë kristalizimin e disa elementëve thelbësore të reformës së arsimit të lartë, siē është kristalizimi përfundimtar i sistemit “bachelor”.
Këtë deklarim Kryeministri Sali Berisha e ka bërë dje në mbledhjen e qeverisë.
Kryeministri shpjegoi se sistemi i masterit do tu japë studentëve një shans të dytë, mbi bazën e meritës, për të studiuar në degën e dëshiruar. Kryeministri theksoi se në rrafshin sasior dhe cilësor,Shqipëria ka një arsim të lartë tjetër, një arsim që numëron rreth tre herë, degë më shumë, se sa numëronte 4 vite më parë, numëron pothuaj tre herë më shumë studentë. Gjithashtu Kryeministri u shpreh se arsimi ka hyrë tërësisht në platformën e Bolonjës, platformë kjo e shndërruar në një platformë universale në kontinentin evropian. Kryeministri Berisha veēoi dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, projektligjin mbi “Disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë’”.
Duke folur për këtë projektligj, Kryeministri theksoi se këto ndryshime kanë si qëllim kryesor t’i përgjigjen stadit, në të cilin ka arritur sot arsimi i lartë.
Kryeministri theksoi se përcaktimet e reja ligjore synojnë kristalizimin e disa elementëve thelbësore të reformës së arsimit të lartë, siē është kristalizimi përfundimtar i sistemit “bachelor”, i cili do të jetë në tre vitet e para, term për të cilin, Kryeministri kërkoi që në bashkëpunim me gjuhëtaret, të gjendet fjala përgjegjëse në gjuhën shqipe. Krahas këtij sistemi, vijoi Kryeministri, do të vendoset sistemi master i dyllojshëm, master i shkencës, master i profesionit.
Për sa i përket termit “master”, kryeministri u shpreh se ai do të vazhdojë të njihet i tillë edhe në gjuhën shqipe, duke qenë se tashmë ka një përdorim ndërkombëtar. Kryeministri shpjegoi se sistemi i masterit do tu japë studentëve një shans të dytë, mbi bazën e meritës, për të studiuar në degën e dëshiruar.
Kryeministri theksoi se kjo është shumë e rëndësishme, në radhë të parë për t’iu përshtatur sa më mirë tregut dhe gjithashtu për ti dhënë një mundësi të dytë studentëve, për ta gjetur veten aty ku dëshirojnë.
Ndër të tjera, Kryeministri Berisha përgëzoi Ministrinë e Arsimit për propozimet në ligj, lidhur me dekoncentrimin e vendimmarrjes, duke kërkuar që ky dekoncentrim të shtrihet edhe tek vendimmarrja për kërkimin shkencor.
Kryeministri kërkoi gjithashtu nga Ministri i Arsimit që viti i ri shkollor të nisë me sistemin e ri të buxhetimit, jo vetëm për universitetin, por për të gjithë sistemin shkollor.
Ndërkohë, Kryeministri Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e inaugurimit të godinës së Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.
Pas ceremonisë, Kryeministri vizitoi edhe disa nga laboratorët e këtij fakulteti, ku fillimisht u ndal në laboratorin e Informatikës. Kryeministri Berisha përgëzoi stafin e këtij fakulteti për punën e bërë, por edhe për aftësinë e treguar në kapacitetet investuese.
Duke përgëzuar stafin e këtij fakulteti për punën e bërë, Kryeministri u shpreh se për Shqipërinë nuk ka përparësi më të madhe sesa ICT-ja.
Më tej, Kryeministri u shpreh se ka rëndësi të jashtëzakonshme që vajzat dhe djemtë që studiojnë në këtë fakultet, së bashku me stafin akademik, të shndërrohen në bërthamë të fuqishme të këtij sektori.
Më pas, Kryeministri u ndal në Laboratorin Special të Fizikës, një laborator modern i ndërtuar në kuadër të projektit “Cilësi dhe barazi në arsim”.
Kryeministri Berisha la një shënim në librin e përshtypjeve në këtë fakultet.