E Diel, 1 Nëntor 2026

PS me linjën serbe: “Po hoqët vizat, emigrantët shqiptarë do pushtojnë Evropën”

Ministri Lulzim Basha garanton: “Shqipëria nuk konsiderohet një rrugë tranzit për trafikun, s’ka asnjë rrezik imigrantësh”


Në dëshpërim të plotë, në emër të Edvinit, Valentina Leskaj ka deklaruar dje se s’duhet të kryhet heqja e vizave për shqiptarët, pasi ky hap do të ishte në dëm të evropianëve. Me të njëjtat fraza si mediat e Serbisë, drejtuesja e PS ka kërcënuar BE-në se do të pendohet në rast se do t’i pranojë shqiptarët si bashkëthemelues të qytetërimit perëndimor, ashtu siē edhe janë në të vërtetë


Ndërsa në Bruksel ka nisur të shqyrtohet raporti i ekspertëve për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnje – Hercegovinën, në Tiranë, ministri i Brendshëm Lulzim Basha, deklaron se vendi ynë është i pari vend jo-anëtar i BE që nënshkroi marrëveshjet e ripranimit dhe zbaton me përpikëri, protokollet me ēdo vend anëtar. Përpos këtij procesi finalizues të liberalizmit të vizave, opozita shqiptare, më shumë se sa xhelozinë, nuk e fsheh pakënaqësinë, në kufijtë e armiqësisë. Në funksion të këtij qëndrimi të saj, opozita pasi ajo raporte “ndërkombëtarësh anonimë”, të publikuara në ëeb-site anonimë, e më pas të printuara e publikuara në mediat e kontrolluara nga Edi Rama, po bën lëvizjen e fundit kërcënuese, duke tentuar “të kërcënojë” Europën, me një eksod të mundshëm emigrantësh shqiptarë, në rast të liberalizimit të vizave. Një qëndrim të tillë nuk e ka fshehur dje, Valentina Leskaj, deputetja e PS-së në Konferencën, “Për politikat e migracionit”. “Shqipëria ka një kontingjent të gatshëm për të emigruara, në rast të liberalizmit të vizave”, u shpreh dje në këtë konferencë Valentina Leskaj. Qëndrimi i pritshëm, por i pashpjegueshëm i Valentina Leskajt, nuk ka kaluar pa reagimet e të pranishmëve në Konferencë. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ndërsa përshëndeti konferencën e organizuar në Hotel “Sheraton” për politikat e migracionit, deklaroi dje se “politika migratore ka sjellë rezultate spektakolare dhe Shqipëria nuk konsiderohet më një rrugë tranziti për trafikun e qenieve njerëzore. Shqipëria ka lëvizur në drejtimin e duhur, duke adaptuar një kuadër tërësisht të afruar me BE-në në këtë fushë. Masa të tilla drastike si moratoriumi për mjetet lundruese kanë ndikuar në këtë sukses”, tha Basha. Prej disa ditësh Ministria e Brendshme po bën një fushatë intensive informuese se ēfarë do të përfitojnë shqiptarët nga lëvizja pa viza në hapësirën e zonës “Shengen”, me qëllim që, heqja e vizave të mos sjellë emigrim të shqiptarëve drejt vendeve të BE. Nisur nga përvoja e 3 vendeve që kanë përfituar liberalizimin e vizave, ministri i Brendshëm informoi se “është ndërmarrë një fushatë intensive e informimit të qytetarëve që konsiston në sqarimin se procesi i shumëdëshiruar për shqiptarët është në vetvete një proces i lehtësimit të lëvizjes dhe jo i qëndrimit dhe punësimit. Ne besojmë se kjo fushatë publicitare do të ndikojë pozitivisht në pritshmërinë tonë se liberalizimi i vizave nuk do të shtojë numrin e migirimit. Edhe nga vlerësimi i partnerëve, nga qëllimi dhe përmbajtja, Shqipëria sot ka përafruar tërësisht politikat migratore me standardet e BE, ndërsa jemi të ndërgjegjshëm se kemi të gjithë përvojën për të vazhduar në këtë fushë, ku politika migratore padyshim do të përbëjë një dimension të rëndësishëm të procesit të integrimit në BE, që padyshim do të mbetet edhe në fokusin e punës së strukturave të Ministrisë së Brendshme”, tha ai. Ministri Lulzim Basha garantoi më tej, se, “Shqipëria ka përafruar tërësisht politikat migratore me standardet e simotrave europiane. Ne jemi të ndërgjegjshëm që puna do vazhdojë dhe politikat migratore do të përbëjnë dimension të rëndësishëm të integrimit të plotë europian të vendit”. Ministri Basha deklaroi dje në mënyrë të përsëritur se Shqipëria nuk konsiderohet më një rrugë tranziti për trafikun e qenieve njerëzore. “Ashtu sikurse është theksuar edhe nga partnerët, prej më se gjashtë vjetësh numri i personave të trafikuar përmes Adriatikut ka arritur në zero, një sukses i patjetërsueshëm për një vend që dikur shënonte vetëm në humbje jete për shkak të trafikut të paligjshëm qindra të tillë ēdo vit, për një numër të madh vitesh”, u shpreh Basha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›