E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet në buxhet, Ministria e Financave: Për të korrigjuar të ardhurat, nuk u realizuan sipas planifikimit

03-06-2012 / Gazeta 55

Në Ministrinë e Financave janë hapur tashmë bilancet e buxhetit 2012. Kësaj here për ta ndryshuar atë dhe për të kryer shkurtimet e nevojshme në mes të këtij viti.  Nga vlerësimet paraprake duket se shkurtimet do të shkojnë deri në 10 miliardë lekë ose diçka më pak. Ekspertë të financave shprehën se këto shkurtime bëhen për të korigjuar të ardhurat, të cilat për pjesën e parë të vitit nuk janë realizuar konform planifikimit.
Por, sipas ekspertëve çdo shkurtim i të ardhurave, parashikohet të zëvendësohet nga të ardhurat që pritet të vijnë nga privatizimet.
Periudha aktuale është edhe koha kur pritet të nisë procedura e privatizimit për disa vepra strategjike shtetërore.
Sipas zërave profesionale dhe pohimeve të vetë të drejtuesve të dikasterit të financave shkurtimet nuk do të prekin kurrësesi investimet publike.
Autoritetet më të larta financiare dhe monetare në Shqipëri, e kanë quajtur vitin 2012 vitin më të vështirë nga ana financiare dhe për këtë arsye shtrohet e nevojshme që të kryhen ndryshimet në buxhet. Këto ndryshime pritet të përshtasin të ardhurat, shpenzimet si dhe nivelin e rritjes ekonomike sipas zhvillimeve që po ndodhin në mjedin e jashtëm dhe të brendshëm ekonomi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›