E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat për Presidentin, nis takimi Berisha-Rama

03-06-2012 / Gazeta 55

Takimi i paraprin raundit të dytë kushtetues të zgjedhjes së Presidentit të ri. Dy ditë më parë kryeministri Berisha u shpreh i hapur për një takim me z.Rama, nëse ky i fundit ka një platformë për zgjedhjen e kreut të shtetit. Berisha ka kujtuar gjithashtu se në mungesë të konsensusit të opozitës, presidenti i ri do zgjidhet sipas marrëveshjes PD-LSI

UPDATE- Vetëm pak minuta më parë, në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ka nisur takimi mes kryetarit të PD-së dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Sali Berisha dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, të shoqëruar nga kryetarët e grupeve parlamentare, respektivisht Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi. Objekt i këtij takimi negociues dhe konsultativ do të jetë vetëm zgjedhja e presidentit. Partia Socialiste është tërhequr nga paketa e saj kushtëzuese me 4-ër pika, ndërsa duket se është fokusuar vetëm te zgjedhja e kreut të ri të shtetit. Edhe pse raundi i parë i procesit u ezaurua pa votim dhe kandidatë, pavarësisht se oferta e mazhorancës ishte një ofertë mjaft e mirë, produkt i një tryeze negociatash të koalicionit mazhorancës, mungoi konsensusi i opozitës. Në një krizë besimi mes palëve, Xhezair Zaganjori u refuzua nga PS si kandidaturë e njëanshme, edhe pse CV-ja e tij s’kishte qoftë edhe një angazhim të vetëm politik pranë Partisë Demokratike apo Lëvizjes Socialiste për Integrim (si dy forcat politike kryesore të tryezës së mazhorancës).

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›